Shqipëri-Kosovë nisin patrullimet e përbashkëta për sezonin turistik

Në 5 muaj kanë humbur jetën 90 qytetarë nga aksidentet rrugore, ku më i rëndë mbetet ai në rrugën Fier-Vlorë ku 4 anëtarët e familjes Gushi mbetën të vdekur. Edhe për shkak se bregdeti shqiptar është destinacioni kryesor i shqiptarëve të Kosovës për të kaluar pushimet verore, policët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë u rikthyen bashkë për të patrulluar në rrugë nga pika kufitare e Morinës deri në plazhe.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, nënkolonel Jeton Rexhepi, thotë se kanë caktuar katër zyrtarë policorë me dy automjete patrulluese që do të jenë në rrugët e Shqipërisë.

Po ashtu ai nënvizon se ky është viti i 12-të i patrullimit të përbashkët dhe një gjë e tillë tha se ka dhënë rezultate pozitive në parandalimin e aksidenteve. Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Edmond Targaj, tha se patrullat që do të vijnë nga Policia e Kosovës do të mbulojnë aksin rrugor që nga Morina deri në Velipojë.

SHKARKO APP