Shqipëria anëtare e KS në OKB, Rama për median franceze: Jemi vend i vogël, por jemi gati

“Jemi një vend i vogël, por jemi gati”. Këto janë fjalët e kryeministrit Edi Rama, në një intervistë për median franceze Tv5 Monde, ku ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurisë në OBK.

“Ne jemi një vend i vogël, por i kemi idetë tepër të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ecur bashkë me të tjerët me objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe objektivat e përbashkëta për një botë më të mbrojtur nga ndryshimet klimatike, për një botë më të barabartë mes grave dhe burrave, një botë më solidare dhe padyshim për një botë të bashkuar kundër së keqes, terrorizmit, fondametalizmit nga të gjitha anët”, tha Rama.

Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria u votua për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2-vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

SHKARKO APP