”Shqipëria Bëhet” dorëzon një draft-propozim në Kuvend për votën e emigrantëve: Gati të mbledhim 20 mijë firma

Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një draft-propozim për votën e emigrantëve. Edlira Çepani në një dalje për mediat, theksoi se Lëvizja kërkon që të nisin procedurat për votën e diasporës.

Mes të tjerash ajo shtoi se kërkohet të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit. Në rast se ky hap nuk merret parasysh, Çepani paralajmëroi se do të nisë me mbledhjen e 20 mijë firmave.

”Ne jemi këtu sot për të dorëzuar 140 deputetëve këtë projekt ligj dhe për të kërkuar që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për ta filluar ta diskutojnë, dhe të nisin procedurën që vota e diasporës të garantohet në afatet e duhura. Nëse hapi ynë nuk do merret parasysh, do të nisnim me mbledhjen e 20 mijë firmave të cilat qytetarët do t’i dorëzojnë për të patur një nismë qytetare ligjore”,-tha Çepani.

SHKARKO APP