Home Sporti Shqipëria kon...

Shqipëria konfirmon miqësoren e tretë në përgatitjet për në Europian

869
0

Zbulohet një tjetër kundërshtar i Shqipërisë gjatë përgatitjeve për të marrë pjesë në Europianin e Gjermanisë. Kështu pas zyrtarizimit të miqësoreve të marsit, ndaj Kilit më datën 22 në Parma dhe ndaj Suedisë, tri ditë më vonë në Stockholm, është zyrtarizuar edhe njëri prej testeve të muajit qershor.

Bëhet fjalë për Lihtenchtejnin, me të cilin FSHF ka rënë dakord për një test miqësor gjatë grumbullimit të muajit qershor, që do të bëhet para nisjes së Kampionatit Europian.

“Në qershor, dy finalistë të Europianit do të duan të kontrollojnë formën e tyre kundër Lihtenshtajnit pak para fillimit të EURO 2024-ës. Fillimisht, në fillim të muajit në një vend dhe datë ende të pacaktuar, do të luajmë kundër Shqipërisë, më pas në 8 qershor në Bukuresht kundër Rumanisë”, thuhet në komunikatën e Federatës së Lihtenshtajnit.

Në muajin qershor kombëtarja e Sylvinhos pritet të zhvillojë tri ndeshje miqësore, me trajnerin brazilian që do të kolaudojë skuadrën para se të nisë Kampionati Europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit