Home Sporti Shqipëria me ...

Shqipëria me 9 sportistë në Olimpiadë, Fidel Ylli shpreh besimin për medalje!

20
0

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp në prag të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik në Japoni. Në konferencë të pranishëm edhe 5 nga 9 sportistët kuqezi që do të shkojnë në Olimpiadë (4 të tjerët stërviten jashtë Shqipërisë).

“Kemi bërë maksimumin tonë gjatë këtyre muajve, duke u siguruar sportistëve kushte maksimale stërvitje, për të arritur rezultate sa më të mira në Olimpiadë. Madje, edhe shpresojmë të arrijmë në zonën e medaljes me ndonjë prej tyre, duke parë vullnetin e punën e madhe që ata kanë bërë”, tha Fidel Ylli.

Ylli deklaroi se përfaqësimi i delegacionit kuqezi në Tokio do të jetë model, si në garë ashtu dhe jashtë saj.

Sportistët kuqezinj që do të marrin pjesë në Olimpiadë janë:

Luiza Gega – Atletike

Izmir Smajlaj – Atletikë

Briken Calja – Peshëngritje

Erkand Qerimaj – Peshëngritje

Nikol Merizaj – Not

Kledi Kadiu – Not

Matvei Petrov – Gjimnastikë

Indrit Çullhaj – Xhudo

Manuela Delilaj – Qitje

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit