Home POLITIKE Shqipëria në ...

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Bushati: Rezultat i punës së palodhur i diplomacisë shqiptare

8
0

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pas këtij vendimi, një reagim ka ardhur edhe nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” Bushati shprehet se ky hap është një përgjegjësi serioze si nga ana politike po ashtu edhe nga ana morale.

Ndër të tjera, Bushati shkruan se është rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të diplomacisë shqiptare.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan Ditmir Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit