Shtyhen 13 fluturime të Ryanair dhe Wizz Air për në Rinas

Të gjitha fluturimet e pasdites që duhej të mbërrinin në Rinas janë shtyrë. Bëhet fjalë për dy fluturimet e kompanive low cost, Wizz Air dhe Ryanair. Në Romë, avioni i Ryanair nuk lejohet të niset për shkak të trafikut ajror. Pasagjerët janë brenda në avion dhe i kanë lajmëruar të paktën edhe për një orë tjetër vonesë. Ditën e hënë kanë hyrë dhe kanë dalë nga Rinasi 43 mijë pasagjerë dhe 125 fluturime.

SHKARKO APP