Shuhet mjeku prof.Kalo, Presidenti Begaj: Autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë

Shuhet në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i ka marrë jetën këtë të enjte. Kalo ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Presidenti Bajram Begaj, teksa iu ka shprehur familjarëve ngushëllimet, thekson se prof.Kalo është autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë.

”Mora lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Isuf Kalos. Profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë e shumtë që ai pati, kolegët dhe studentët që e patën model profesional dhe pacientët e shumtë të cilëve ai iu përkushtua. Të qoftë dheu i lehtë Profesor”,-shkruan Begaj.

SHKARKO APP