Shuhet Tina Turner, bota humbet një legjendë muzikore

Legjenda muzikore Tina Turner, është shuar këtë të mërkurë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e dha zëdhënësi i saj, i cili ka deklaruar se Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka ndërruar jetë e qetë në moshën 83-vjeçare. Ndarja nga jeta vjen pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër, ku edhe u nda nga jeta.

Turner lindi në vitin 1939 në Brownsville të Tenesi. Ajo u bë e famshme si pjesë e dyshes Ike dhe Tina Turner në vitet ’70 përpara se të niste një karrierë solo që është ndër më të suksesshmet e çdo interpretueseje femër në histori. E quajtur Mbretëresha e Rock ‘N’ Roll-it, ajo la pas tre fëmijë dhe bashkëshortin e saj Erwin Bach.

Me 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën, Turner është një ndër artistet me më shumë disqe të shitura në mbarë botën. Ajo ka fituar 12 çmime Grammy. Tina është artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që u vendos në foton kryesore të revistës Rolling Stones, e cila e renditi atë mes 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Ajo ka një yll në bulevardin e famës në Hollywood dhe një në St. Louis “Walk of Fame”.

SHKARKO APP