Si do të ishte renditja e Premier League nëse nuk do të kishte VAR?

Sistemi VAR nuk ka mundur që të mbyllë polemikat në botën e futbollit. Tashmë debatet në epokën e VAR-it duken më të ndezura se kurrë, sidomos në Premier League me Federatën që po mendon ta heqë nga përdorimi.

Në Angli kanë gjetur kohën për të bërë disa krahasime dhe për të parë se cila skuadër është favorizuar dhe se cila është penalizuar më shumë nga VAR, teksa duhet theksuar se pavarësisht pikëve minus apo plus, verdiktet kryesore nuk lëvizin dhe në këtë rast, VAR nuk është bërë përcaktues për fatet e një skuadre në fundin e sezonit.

Manchester City është nga ato skuadra që nuk ka lëvizje dhe ka të njëjtat pikë, ndërkohë Arsenal do të duhej të kishte një pikë më shumë, por që mbetej e dyta.

Në tabelën e renditjes pa ndërhyrjen e VAR, Newcastle do të ishte mbi Chelsea-n, Crystal Palace mbi Brighton, Fulham mbi Wolverhampton dhe Evertoni mbi Brentford.

Renditja pa VAR

SHKARKO APP