Silvio Gonzato emërohet ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri

Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë. Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka bërë publik ambasadorin që do të drejtojë delegacionin e BE-së në vendin tonë.

Gonzato ka shërbyer më parë si zëvendësambasador i BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ai ka shërbyer më parë si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS.

Gonzato do të emërohet zyrtarisht më 1 dhjetor 2023.

SHKARKO APP