Home POLITIKE “S’kam akuzë ...

“S’kam akuzë për korrupsion”, Salianji: Jam i vetmi politikan që gjykohem penalisht për një denoncim

84
0

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji i ftuar në “Kjo Javë”, ka folur për çështjen me të cilën ai përballet në gjykatë, “Babale”, duke theksuar se në seancën e radhës do të paraqesë prova të reja shkencore.

Ai tha se politikanët që përballen sot me drejtësinë akuzohen për abuzime, shpërdorim detyre apo korrupsion dhe çështje të tjera, por që ai vetë është politikani i vetëm që gjykohet penalisht sepse ka kryer një denoncim.

”Nëse njerëzit shohin politikanë sot që përballen me akuza të pretenduara, për korrupsion, për shpërdorim detyre, abuzim etj, unë jam i vetmi politikan që jam në dyert e gjykatës prej vitesh sepse kam bërë një denoncim. Jam në një çështje penale sepse kam kryer një denoncim. Provat do të jenë në datë 24. Më të forta sesa përgjimet zyrtare nuk besoj se ka”, u shpreh Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit