Skandal pas fjalëve të deputetit: Kam dy muaj që nuk varros dot tim bir

”Ka dy muaj që nuk arrij dot të varros tim bir. Turp të keni”. Fjalët e forta dhe të dhimbshme vijnë nga Andrea Romano, deputeti i Partisë Demokratike në Itali, që pak muaj më parë ka humbur djalin e tij të vogël.

Deputeti sulmoi kryebashkiaken e Romës, Virginia Raggi. “Nuk na jepet as koha kur do të mund ta varrosin, kjo nuk është e denjë për këtë qytet. Turpi i juaj nuk mund të jetë më i madh”. Ngjarja ka provokuar një reagim të madh në opinionin publik, si dhe mbështetje e forcave të ndryshme politike, por është vetëm maja e ajsbergut të situatës në varrezat e Romës.

Përgjigja e AMA, enti që menaxhon edhe shërbimet funerare, ishte po aq e hidhur. “AMA është afër familjes për humbjen e madhe. Trupi i djalit tuaj është djegur më 15 mars. Për shkak të emergjencës, i kemi dhënë precedencë varrimeve primare, ndërkohë që ato dytësore, jo urgjente, si vendosja e hirit, do të fillojë nga data 1 maj”.

SHKARKO APP