Home Sporti Skedina e çme...

Skedina e çmendur/ Parashikoi në kokë rezultatet e 2 ndeshjeve të djeshme, tifozi fiton shifrën e majme me vetëm… 5 euro

21
0

Dy sfidat e djeshme të Kampionatit Europian rezervuan rezultate të çmendura ku u shënuan në total 14 gola.

Spanja barazoi me Kroacinë në kohë të rregullt 3-3 për të fituar më pas në shtesë 5-3 dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Ndërkohë që me të njëjtin rezultat përfundoi dhe ndeshja tjetër Zvicër-Francë po 3-3, ku në fund u kualifikuan helvetët pasi u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshave.

Por e djeshme si duket ka qenë dita e një tifozi i cili ka qëlluar me rezultatin e tij duke fituar plot 106 mijë euro.

Tifozi ka parashikuar saktë rezultatin e të dyja sfidave duke vendosur bast 5 euro për të fituar shumën e madhe.

Bileta ka bërë xhiron e rrjetit ku shumë njerëz kanë ngelur të habitur nga ky parashikim, i cili për hir të vërtetës vetëm mund të ëndërrohej dhe jo të parashikohej. /Panorama

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit