Skënderbeu fiton mes tensionit kundër Partizanit

Skënderbeu ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Partizanit, duke befasuar këta të fundit. Vendosi një gol i shënuar nga Dean Liço në minutën e 36-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Sembene, për prekje me dorë.

Pas një pjese të parë të dominuar nga Skënderbeu, e dyta ishte një tjetër histori. Partizani domino pjesën e dytë të lojës, duke krijuar disa raste shënimi, por pa sukses.

Nuk mungoi as tensioni, ku fillimisht Rrapaj dhe Janaqi u përplasën ashpër, çka solli edhe ndëshkimin e të dyve me të kuq.

Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, 9 më pak se Egnatia kryesuese.

SHKARKO APP