Skiatorja shqiptare Lara Colturi nuk di të ndalet, merr dhe medalje të bronztë

Pas medaljes së artë të fituar dje në garën e supergjigandit, skiatorja shqiptare Lara Colturi i ka sjellë sot Shqipërisë një tjetër medalje në botërorin për të rinj në ski, atë të bronztë.

Skiatorja 16-vjeçare, italiane por me pasaportë e nënshtetësi shqiptare, u rendit e treta në garën e sllallomit gjigand, në botërorin që po zhvillohet në pistën austriake të St.Anton.

Pas dy zbritjeve, Colturi dha kohën e përgjithshme 2’07”26 (56”80 zbritja e parë dhe 1’10”46 zbritja e dytë). Ajo u klasifikua e treta, me +1’24” nga fituesja e medaljes së artë.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e skiatores Lara Colturi, që këtë vit po debuton edhe në garat e Kupës së Botës në ski, ku është më e vogla në moshë.

SHKARKO APP