Home POLITIKE Soreca, takim...

Soreca, takim me Lindita Nikollën: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave me BE

51
0

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Ky i fundit i uroi Nikollës suksese në detyrën e lartë dhe shprehu vullnetin e Delegacionit të BE-së në Tiranë për të vazhduar e zgjeruar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i shprehu Ambasadorit Soreca mirënjohjen për urimet dhe e siguroi për vullnetin e saj për të thelluar bashkëpunimin me Delegacionin e Bashkimit Europian.

Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend”, nënvizoi Lindita Nikolla.

Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një zonjë dhe nënvizoi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin Tuaj politik. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, BE është shumë e vendosur për fillimin e tyre dhe Delegacioni do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit