Sot nënshkruhet memorandumi i Bashkëpunimit midis UT-së dhe OSBE-së

Sot,  datë 21.06.2021,  ora 11:00, në Sallën e Senatit Akademik do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe OSBE-së.

Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i kuadrit për bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes OSBE-së dhe UT-së për zbatimin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e shtetit ligjor, qeverisjes së mirë, demokratizimit, të drejtave të njeriut dhe fushave të tjera të përbashkëta që konsiderohen të rëndësishme nga të dyja palët, të cilat parashikohen në anekset e kësaj marrëveshjeje.

Ky Memorandum Mirëkuptimi përmban 5 anekse.

I. “Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve dhe profesionistëve shqiptarë në fushën e drejtësisë tranzitore”.

II. “Mbështetje ndaj debatit akademik dhe të politikave për Drejtësinë Tranzitore”

III. “Media në Fokus – Fuqizimi i Transmetuesit Publik dhe Shkollës së Gazetarisë në Shqipëri”.

IV. “Edukimi Ligjor i Publikut”.

V. “Krijimi i Programit Master në Kriminologji”.

Memorandumi do të nënshkruhet nga Sh.T.Z. Vincenzo Del Monaco, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës.

Do të jenë gjithashtu të pranishëm dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

SHKARKO APP