Home Sporti Sot tjetër ta...

Sot tjetër takim mes Messit dhe Barcelonës për rinovimin e kontratës

14
0

Pika e kthesës për rinovimin mes Lionel Messit dhe Barcelonës pritet të vijë shumë shpejt në Spanjë. Sot është programuar një takim mes Jorge Messit, babait dhe agjentit të kampionit argjentinas si dhe një përfaqësuesi nga klubi.

“Mundo Deportivo” raporton se takimi do të zhvillohet për të zgjidhur detajet përfundimtare të marrëveshjes, pasi negociatat në fakt janë në një fazë të avancuar. Messi do të firmos për 5 sezone të tjera, por me një pagë të përgjysmuar.

Me këtë marrëveshje të re, Messi do të vijojë që të luajë për Barcelonën deri në moshën 39 vjeç, por ai do të shohë formën sezon pas sezoni për të vendosur më pas se kur do ta lërë futbollin aktiv. Shumë media spanjolle e kanë lidhur këtë operacion, si dhe goditje të tjera të mundshme në La Liga me hyrjen e fondit CVC në La Liga, një injeksion kapitali për shumë klube në vështirësi financiare nga kriza e shkaktuar nga Covidi. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit