Home Sporti Southamptoni ...

Southamptoni i Brojës ndal City-in, fitojnë Liverpooli dhe Arsenali (VIDEO)

168
0

Manchester City nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 0-0 në duelin e javës së 5-të ndaj Southampton. Skuadra e Guardiolës kishte shanse të shumta shënimi, por nuk arriti që t‘i konkretizonte.  Armando Broja hyri në fushë në minutën e 68-të, por nuk arriti që të linte gjurmë përveç një goditje në hyrje të zonës që u ndal nga mbrojtësit vendas.

Liverpooli vijon ecurinë perfekte duke marrë një fitore të thjeshtë, 3-0 ndaj Crystal Palace. Sadio Mane zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Në të dytën Salah dhe Naby Keita vulosën suksesin e pastër që ngjit Liverpoolin në krye të renditjes me 13 pikë.

Arsenali rrëmbeu fitoren e dytë radhazi, teksa këtë herë mundi 1-0 Burnley-in. Martin Odegaard shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 30-të, pas një ekzekutimi perfekt me të majtën. /R.Lika-Koha Jone/



LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit