SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam një apartament dhe makinë me kredi

Sot në media u tha Flamur Noka është nën hetim pasuror nga SPAK, por këtë mbrëmë ai ka deklaruar se nuk është në dijeni.

I ftuar në A2 CNN, Noka tha se nuk është vënë në dijeni, megjithatë shprehet se nuk është aspak i shqetësuar për shkak se pasuria e tij është e deklaruar.

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, e konsideroi si një presion i Dumanin, sipas së cilit nuk trembet fare në betejën e tij opozitare.

“Nuk e di dhe nuk shqetësohem fare, e kam thënë që e kam deklaruar pasurinë prej 16 vitesh, jam i pastër para ligjit në mënyrë absolute. Unë kam një apartament që kam 16 vjet që paguaj kredi, kam një makinë që kam 10 vite që paguaj kredi. Të vazhdojnë sa të duan, nuk kam shqetësim, nuk i kam futur dorën askujtnë xhep, fle i qetë, a nëse duan të hetojnë, duan të shfryjnë duf, le të vijojnë, Dumani apo dushmani. Asgjë nuk më ndal për këtë betejë time”, tha Noka.

SHKARKO APP