SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ahmetajn, dosja shkon në gjyq në shtator

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Vendimi erdhi pasi faza e parashikuar me ligj për kryerje të hetimeve përfundonte më 21 qershor. Verifikimet e tjera, që po kryhen Struktura e Posaçme, kanë bërë që dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai, t’i zgjasin me tre muaj afatet.

Dosja pritet të dërgohet në GJKKO në muajin shtator, teksa zgjatja e hetimeve i është komunikuar avokatëve mbrojtës të Ahmetajt.

Më 24 korrik të vitit të kaluar, SPAK shpalli zyrtarisht në kërkim ish zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, duke ngritur ndaj tij tre akuza, “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Ndërkohë që në muajin mars të këtij viti, SPAK i komunikoi atij akuzat, përmes avokatëve të tij mbrojtës.

SHKARKO APP