Spanja-Brazil, është finalja e madhe në futboll në Lojërat Olimpike (VIDEO)

Spanjë-Brazil do të jetë finalja e madhe në futboll në Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”. Kombëtarja latine siguroi kualifikimin pas fitores 1-0 ndaj Japonisë. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që në minutën e 115-të, Marco Asensio realizoi golin e vetëm që i dha një vend në finale iberikëve.

Më herët Brazili siguroi finalen falë fitores pas ruletës së penalltive në shifrat 4-1 kundër Meksikës. Koha e rregullt, edhe në këtë ndeshje u mbyll me rrjetat e paprekura. Gabimet e Aguirre dhe Vasquez ishin vendimtare.

SHKARKO APP