Home POLITIKE “Spastroi ata...

“Spastroi ata që punuan me mua”, Berisha tregon skemën sesi do largojë Bashën

212
0

Takimi i parë i liderit historik të PD-së, Sali Berisha me demokratët nën atë që e quan ”Foltorja e PD-së”, prodhoi një mori lajmesh pasi ish-kryeministri Berisha foli për herë të parë pas 8 vitesh pa doreza për kreun Basha.

I pyetur mbi mekanizmin që do të përdorë për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, Berisha zbuloi se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do ti kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës.

”Do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së firmave, do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtar. Do ju thosha mos votoni kurrë humbës, me motivin që është më i mirë se ai. Humbësi në fitore nuk të çon. Të mos bëhet më ky gabim”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha tha se Lulzim Basha e spastroi Partinë Demokratike nga të gjithë demokratët që kishin punuar me të më herët.

”Jam këtu për të kërkuar ndjesë publike. Demokratët më kanë thënë në sy se nuk e kanë dashur Lulzim Bashën, por se e kanë mbështetur sepse e mbështesja unë. Ju mund t’iu duket çudi, por unë në këto përmasa nuk e njihja. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi vetëm për interesat e PD dhe shoqërisë. Në 8 vite, nuk janë me gishtat e dorës njerëzit që unë kam promovuar në PD. Ka ndodhur një spastrim i heshtur i atyre që kishin punuar me mua. Unë i shihja si largoheshin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit