Spektakël golash në miqësoren mes Ronaldos dhe Messit (VIDEO)

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi dhanë spektakël në miqësoren mes PSG dhe skuadrës që përbëhet nga yjet e Al Nassr dhe Al Hilal, e mbyllur me fitoren e francezëve 5-4. Që në minutën e tretë, Messi mori një asist perfekt nga Neymar dhe përballë portierit e dërgoi topin në rrjetë.

Përgjigjja e Cristianos nuk vonoi, madje me 2 gola, njëri prej të cilëve me 11-metërsh. Në pjesën e parë goli tjetër për skuadrën parisiene u realizua nga Marquinhos.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu spektakolare. Sergio Ramos shënoi në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që vendasit barazuan menjëherë me Soo Jang. PSG nuk u ndal me kaq pasi do të realizonte golin e katërt me Mbappe, nga pika e bardhë.

Messi dhe Ronaldo do të linin fushën e lojës pas 60 minutash lojë. Te PSG golin e pestë do ta realizonte Ekitike në minutën e 78-të. Talisca shënoi për vendasit golin e katërt në kohën shtesë. Kujtojmë që skuadra franceze ka fituar 10 milionë euro nga pranimi i miqësores ndaj Ronaldos nga sheikët.

YouTube player

 

SHKARKO APP