Spektakël në 45 minutat e para mes Anglisë dhe Gjermanisë, por mungon goli

Anglia dhe Gjermania kanë dhuruar spektakël dhe emocione në 45 minutat e para, por deri më tani asnjë gol. “Pancerat” ishim më dominues në minuat e para duke vendosur në vështirësi ekipin e Southgate. Rice u ndëshkua që në minutën e 8-të me karton të verdhë, pasi ndali në limitet e zonës një depërtim shumë të rrezikshëm të Goretzka-s.

Në krahun tjetër Raheem Sterling do të krijonte shansin e parë për shënim në minutën e 16-të duke vendosur në provë reflekset e Neuer me një goditje nga distanca.

Në krahun tjetër Gjermania kundërpërgjigjet dhe në minutën e 34-t, do të ishte Timo Werner, i cili përballë portierit nuk do të arrinte që të shënonte. Pickford është treguar mjaft i vëmendshëm. Në fundin e pjesës së parë Kane kishte shansin e artë për të shënuar thuajse me portën e boshatisur, por u frenua në fund nga mbrojtja gjermane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP