21-vjeçarët e Bushit sfidojnë sot Armeninë në “Arenën Kombëtare”

Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve luan sot ndeshjen e fundit kualifikuese në Euro 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Armeninë, duke nisur prej orës 18:00 në Arenën Kombëtare.

Ekipi është grumbulluar prej tetë ditësh dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë kontributin në mbylljen e këtij edicioni.

Shpresat vijnë në këtë sfidë pas dy fitoreve kundër Lihtenshtejnit dhe Zvicrës në transfertë.

Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve pozicionohet në vendin e katërt në Grupin E me 13 pikë.

SHKARKO APP