4 gola në Shkodër, por nuk ka fitues në duelin Vllaznia-Partizani

Vllaznia dhe Partizani nuk shkuan më shumë se një barazim spektakolar 2-2 në “Loro Boriçi”. Kryeqytetasit realizuan me Mba, pas 15 minutash lojë. Shkodranët u kundërpërgjigjën në minutën e 42-të, Stojanovic.

Ekipi i Brdaric u fut i motivuar në pjesën e dytë, teksa do ishte Esat Mala ai që do përmbyste shifrat. Në fundin e sfidës, sërish Mba bëri gjithçka mirë, duke i dhuruar një pikë Partizanit. Partizani është në krye të klasifikimit me 17 pikë të grumbulluara.

SHKARKO APP