7 gola në klasiken Tirana-Vllaznia, triumfojnë shkodranët

Vllaznia fitoi me rezultatin 4-3 derbin e Shqipërisë ndaj Tiranës, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët dominuan sfidën e pazakontë të luajtur në Lushnje, për shkak të mungesës së fushës së bardhebluve.

Bekim Balaj dy herë dhe Mala, mbyllën virtualisht ndeshjen prej pjesës së parë, që përfundoi me shifrat 3-0. Tirana tentoi të reagonte, por Gruda do të shënonte dhe golin e katërt.

Gjatë festës së shkodranëve pranë tifozëve bardheblu shpërtheu një kapsollë, e cila la të shtrirë në tokë 3 lojtarë të Vllaznisë. Mjekët ndërhynë menjëherë, por Mala kërkoi ndërhyrje më të specializuar dhe u nis për në spital. Tirana reagoi në fund duke shënuar dy gola me Bajrovic dhe Ndreca, por ishte tepër vonë, pasi Vllaznia siguroi 3 pikët.

 

SHKARKO APP