Ajeti rrezikon të mungojë në ndeshjet e Kombëtares në Nations League

Arlind Ajeti është dëmtuar sërish dhe ka ndier një shqetësim muskulor, duke munguar kështu për CFR Cluj në 5 ndeshjet e fundit, përfshi këtu edhe ato të Evropës.

Mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit në fushë më 27 korrik ndaj U.Craiova, teksa luajti 90 minuta, ndërsa shqetësimi muskulor ka ndodhur në ditët në vijim.

30-vjeçari i mbrojtjes ishte edhe në merkato, me disa klube arabe që interesoheshin për shërbimet e tij, ndërsa menaxheri i vet u shpreh pak javë më parë se për të do të synohet rikthimi në Serie A.

Një dëmtim i tillë i vështirëson shumë shanset e një lëvizjeje drejt një ekipi tjetër, pavarësisht se ai luajti një Evropian shumë të mirë, ku u preferua titullar përpara Ardian Ismajlit.

Gjithsesi nuk dihet nëse ai do të jetë apo jo gati për teknikun Sylvinho në ndeshjet e Ligës së Kombeve që Kombëtarja do të luajë më 7 dhe 10 shtator.

SHKARKO APP