Alexander-Arnold gjithnjë e më pranë kalimit te Real Madridi

Trent Alexander-Arnold i ka thënë “po” Realit të Madridit. Mbrojtësi i Liverpoolit është gati për të pranuar ofertën e klubit “merengue” dhe për këtë arsye tashmë i ka dhënë dritën jeshile transferimit të tij, si një lojtar i lirë gjatë sezonin e ardhshëm.

Ai është i lidhur me një kontratë me Liverpoolin deri më 30 qershor 2025, nga janari i ardhshëm Alexander-Arnold në fakt do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip tjetër të interesuar për të për sezonin 2025-2026.

“Arnold i ka thënë po Realit të Madridit. Ka një marrëveshje totale për ardhjen e tij falas në vitin 2025, ndonëse asgjë nuk është nënshkruar. Mundësia për ta çuar nënshkrimin në janar nuk përjashtohet, por është e komplikuar”, ka shkruar gazetari Ramón Álvarez de Mon në profilin e tij në rrjetin X.

 

SHKARKO APP