Amorim drejt zyrtarizimit te United, por mund të vijë bashkë me një sulmues

Ruben Amorim pritet të zyrtarizohet orët në vijim në krye të Manchester United. 39-vjeçari, që aktualisht drejton Sporting Lisbona në vendlindje, pritet të sjellë me vete edhe sulmuesin Viktor Gyokeres.

Sulmuesi 26-vjeçar ka luajtur edhe më parë në Angli, me disa skuadra në Championship, por tani do të luante në Premier League. Në fanellën e Sporting ai ka shënuar 59 gola në 65 ndeshje zyrtare.

Sipas “Sky Sports”, lojtari ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por sulmuesit i është thënë se mund të largohet nga klubi verën e ardhshme për një tarifë prej 60-70 milionë eurosh.

Problem për United është se për 26-vjeçarin janë të interesuar edhe Manchester City, Arsenal, Liverpool dhe Chelsea. Kontrata e tij me klubin portugez skadon në verën e vitit 2028.

SHKARKO APP