Ancelotti: Messi më i miri i historisë? S’do ta dëgjoni nga goja ime

Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes me Valladolidin, ju përgjigj dhe pyetjes nëse “është Lionel Messi lojtari më i mirë i historisë së futboll?”.

Trajneri italian kujtoi se ka parë emra të tjerë shumë të mëdhenj duke luajtur, por i përkasin epokave të ndryshme.

“Vështirë të thuhet, nuk e di nëse është më i miri në histori. Nuk është e drejtë të thuhet kështu, sepse çdo epokë ka pasur lojtarë shumë të mirë. “Messi është më i miri në histori” nuk do të dalë nga goja ime. Kam shijuar shumë lojtarë të mirë… Unë po stërvit çdo ditë fituesin e Topitë të Artë. Dhe kam pare emra të tillë si Cruyff, Maradona duke luajtur…

Braziliani Endrick? Ai është një lojtar i madh, një talent i madh. Klubi ka arritur një marrëveshje me familjen për vitin 2024, ky është një lajm i mirë”.

SHKARKO APP