Anglia zgjedh trajnerin e ardhshëm, gati akordi me ish-strategun e Chelsea-t

Federata Angleze e Futbollit duket se ka vendosur për strategun e radhës së Kombëtares. Mediat britanike raportojnë se në “pole position” për të drejtuar Tre Luanët është ish-trajneri i Chelseat dhe Bayernit, Thomas Tuchel.

Drejtuesit e FA përshpejtuan procesin e punësimit pas humbjes tronditëse të Anglisë 2-1 ndaj Greqisë javën e kaluar. Dhe tani ata e kanë identifikuar Tuchelin si objektivin e tyre kryesor. Sipas Sky Sports, bisedimet janë në vazhdim me përfaqësuesit e gjermanit për këtë punë.

Tuchel mund të konfirmohet shpejt në këtë rol nëse negociatat përparojnë mirë. Megjithatë, kushtet e sakta për kontratën e tij ende nuk kanë përfunduar.

Tuchel ka fituar dy tituj të Ligue 1, Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve mes disa lavdërimeve të tjera deri më tani në karrierën e tij.

SHKARKO APP