Argjentina fitore tenistike ndaj Bolivisë, Brazili triumfon me “poker” kundër Perusë

Soccer Football - World Cup - South American Qualifiers - Argentina v Bolivia - Estadio Mas Monumental, Buenos Aires, Argentina - October 15, 2024 Argentina's Lionel Messi in action with Bolivia's Gabriel Villamil REUTERS/Matias Baglietto

Argjentina mori një fitore spektakolare 6-0 kundër Bolivisë, në një duel ku Lionel Messi ishte protagonist absolut me 3 gola dhe dy asistë.

Pas 19 minutash Leo zhbllokoi shifrat, teksa brenda pjesës së parë asistoi dy herë për Lautaron dhe Alvarez, me Albicelesten që e mbylli 3-0 pjesën e parë. Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë, fillimisht me Almada dhe më pas në minutat 84 dhe 86 Messi shënoi dy golat e tjerë.

Me 22 pikë Argjentina mban vendin e parë në renditjen e Amerikës Latine, ndjekur nga Kolumbia me 19 pikë, Uruguai dhe Brazili me 16 pikë dhe më pas ekipet e tjera.

Brazili fitoi 4-0 me Perunë falë golave të Raphinha (dopietë), Pereira dhe Luiz Henrique.

ARGENTINA vs. BOLIVIA [6-0] | RESUMEN | ELIMINATORIAS SUDAMERICANAS | FECHA 10
BRASIL vs. PERÚ [4-0] | RESUMEN | ELIMINATORIAS SUDAMERICANAS | FECHA 10

 

SHKARKO APP