Asllani drejt largimit nga Interi, klubi zikaltër kërkon mesfushorin e Torinos

Kristjan Asllani këtë sezon ka luajtur më shumë me Interin, por klubi nga ana tjetër duket se nuk është shumë i kënaqur edhe pse i rinovoi kontratën deri në vitin 2028.

Asllani nuk është ngritur në nivelin e një titullari, kjo situatë ka bërë që drejtuesit e Inter të mendojnë realisht të shesin Asllanin, ose ta lëshojnë në formë huazimi, pavarësisht se sapo ka rinovuar kontratën.

Inter po ndjek nga pranë këtë periudhë disa profile duke paralajmëruar një largim të Asllanit. Një prej synimeve të Marotta-s është Giovanni Fabbian, talenti i Bologna-s, lojtar që mund ta marrin për 12 milionë euro në verë.

Dëshira e madhe e stafit drejtues është Samuele Ricci, mesfushori i Torinos që shihet si e ardhmja e mesfushës zikaltër, dhe së fundmi është ftuar edhe Luciano Spalletti në Kombëtare. Gjithnjë sipas mediave italiane, kartoni i Asllanit mund të përdoret për të arritur te mesfushori i Torinos.

SHKARKO APP