Asllani humbet sfidën e Championsit, por ka shanse për duelin ndaj Juves

Strategjia e Interit më të dëmtuarit është e qartë. Për ndeshjen e radhës, atë me Young Boys në Champions League, Simone Inzaghi nuk do të rrezikojë asnjë prej të dëmtuarve.

Kështu për transfertën zviceriane trajneri ka grumbulluar Zielinskin ndërsa sa i përket shqiptarit mësohet se nuk do të udhëtojë me ekipin pasi stafi i mjekëve kanë këshilluar trajnerin që të mos rrezikojë.

Interi po shikon për ndeshjen e rëndësishme në Serie A pasi në fundjavë do të ndeshet me Juventusin.

 

SHKARKO APP