Atletico Madrid rigjen fitoren në La Liga, përmbys Leganes

Pas dy barazimeve dhe një humbjeje radhazi, Atletico Madrid rikthehet te triumfi, teksa pasditen e kësaj të diele kanë mundur me shifrat 3-1, skuadrën e Leganes.

Goli i parë i sfidës u shënua nga miqtë falë kamerunasit, Yvan Neyou, i cili tundi rrjetën në minutën e 34’-t. Përmbysja e vendasve do të niste në minutën e  69’-të, me Sortloth që barazoi shifrat.

Vetëm 12 minuta më vonë Griezmann shënoi të dytin për të përmbysur rezultatin, ndërsa në fund për fitoren e thellë mendoi sërish norvegji Alexander Sorloth, i cili plotësoi dopietën personale.

Skuadra e Diego Simeone ngjiten në vendin e tretë të renditjes, me 20 pikë tre më shumë se Villarreal.

SHKARKO APP