Bayerni bën gati rinovimin me Musiala-n, do jetë më i paguari në Bundesligë
Jamal Musiala pritet të rinovojë kontratën me Bayern Munich në ditët e ardhshme. Talenti gjerman, ndiqet nga disa klube të mëdha europiane dhe për këtë arsye bavarezët nuk duan ta humbasin në verë.
Duke ditur se kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026, drejtuesit kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, për zgjatjen e bashkëpunimit.
Sipas raportimeve nga Gjermania, rinovimi i është çështje kohe, me 21-vjeçarin që do të bëhet më i paguari në Bundesligë. Fantazisti do të ketë një pagë edhe më të madhe se Harry Kane, i cili merr 25 milionë euro në sezon.
Kjo do e bëjë Musiala-n si më të paguarin në kampionatin gjerman, ndërsa kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030.