Casemiro humbet “toruan”, kap prej fyti kundërshtarin dhe merr karton të kuq (VIDEO)

Casemiro lë Manchester United me 10 futbollistë për më tepër se 20 minuta në ndeshjen ndaj Crystal Palace. Mesfushori brazilian reagoi ashpër në një moment tensioni dhe kapi për fyti mbrojtësin anglez Will Hughes, por ky gjest i kushtoi shtrenjtë.

Schlupp bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Anthony dhe Casemiro ishte i pari që shkoi për t’u sqaruar, por Hughes i doli para, duke ndezur debatin mes të dyve.

Duart në fytin e mesfushorit anglez i shpëtuan shikimit të arbitrit kryesor, por jo VAR-it, që sinjalizoi gjithçka, duke bërë që Casemiro të ndëshkohej me karton të kuq.

Mesfushori brazilian humb kështu mundësinë të luajë në takimin e radhës, atë ndaj Leeds United në “Old Trafford” mesjavën e ardhshme.

 

SHKARKO APP