Champions League/ Dortmundi kërkon revanshin ndaj Realit, Milani dhe Juvja në fushë për 3 pikë

Champions League rikthehet sot me një pjesë të ndeshjeve të javës së 3 që pritet të dhurojnë emocione. Gjithçka nis me duelin Milan-Brugge përballje e cila luhet në San Siro në orën 18:45. Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores së parë, pasi deri më tani kanë dy humbje,

Pas suksesit të vështirë 1-0 ndaj Udineses në kampionat, trajneri portugezi pritet të rikthejë në formacion nga minuta e parë Rafael Leaon që u la në stol në kampionat në shenjë ndëshkimi nga Fonsecas.

Në mbrëmje, ora 21:00 vëmendjen më të madhe e merr përsëritja e finales së fundit Real Madrid-Dortmund, dueli spanjollo-gjerman që luhet në Bernabeu. Madrilenët u mundën në mënyrë surprizë nga Lille në ndeshjen e dytë dhe nuk kanë rrugë tjetër veç suksesit ndaj Dortmundit për të kthyer qetësinë në Champions.

Juventus do të luajë sërish ndaj një rivali gjerman ashtu sikurse ndodhi në javën e dytë, pasi mundën Laipzig në transfertë. Këtë herë vizitor në Torino është Shtutgarti që u mund thellë së fundmi në Bundesligë nga Bajerni.

Në sfidat e tjera spikasin përballjet PSG-PV, Aston Vila-Bologna dhe Arsenal-Shaktar Donesk.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

SHKARKO APP