Chelsea fiton dhe ndaj Newcastle, United pëson humbje dhe kundër West Ham

Chelsea vijon formën e mirë në Premier League, duke marrë një sukses 2-1 kundër Newcastle. Ishte një duel aspak i thjeshtë për Blutë e Londrës që gjetën të parët golin me Nicolas Jackson.

Bardhezinjtë reaguan që në pjesën e parë duke barazuar me Alexandre Isak në minutën e 32-të. Në fillmin e pjesës së dytë, Chelsea u rikthye në avantazh me Palmer, që realizoi një gol fantastik. Blutë ngjiten në vendin e katërt me 17 ikë në 9 javët e para.

Krizë totale për Manchester United, që pëson një humbje 2-1 në transfertën ndaj West Ham. Summerville shënoi për vendasit në minutën e 74-t, por Caemiro barazoi 7 minuta më vonë.

Jarrod Boëen realizoi golin e fitores për West Ham, që shkon në vendin e 13-të, ndërkohë që United është në të 14-tin me të njëjtën kupto pikësh. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP