Chiesa zyrtarizohet te Liverpooli, ka një mesazh “therës” për Juventusin

Federico Chiesa përshëndet tifozët e Juventusit me një postim të gjatë të publikuar në faqen e tij në Instagram, direkt sapo Liverpool-i zyrtarizoi transferimin e tij. Sulmuesi i kombëtares italiane dha një mesazh të qartë.

“Ka ardhur koha ta mbyllim këtë rrugëtim së bashku me ju, tifozët e Juventusit. Dua t’ju kushtoj disa fjalë falënderuese për dashurinë e madhe që më keni treguar gjithmonë. Një dashuri që do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.

Jam rritur me ju dhe me Juventusin, edhe si burrë, edhe si futbollist. Ju më keni mbështetur në kohë të mira dhe në kohë të vështira, për këtë do t’ju jem gjithmonë mirënjohës. Në këto katër vite kam pasur mundësinë të punoj me lojtarë, staf dhe trajnerë të nivelit më të lartë. Ju ishit si një familje për mua. Edhe në momentet më të ndërlikuara, ju më ndihmuat të ngrihesha përsëri. Do t’i mbaj gjithmonë me vete kujtimet e gëzueshme që ndamë bashkë.

Tani, duke ju përshëndetur, dua të sqaroj çështjen e rinovimit. Nuk kam marrë asnjëherë ofertë rinovimi nga Juventusi dhe për rrjedhojë nuk ka pasur asnjëherë një kërkesë nga unë apo përfaqësuesit e mi për rritje apo ulje të pagës sime. Më njoftuan se nuk do të isha pjesë e projektit vetëm para fillimit të stërvitjeve me ekipin për sezonin e ri. Faleminderit edhe një herë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme! Faleminderit Juventus!”, shkroi Chiesa.

SHKARKO APP