City fiton me përmbysje në “frymën e fundit” ndaj Wolves (VIDEO)

Manchester City vijon ecurinë e rezultateve pozitve në Premier League, duke marrë një sukses 2-1 me përmbysje ndaj Wolves. Sfida nuk nisi aspak mirë për ekipin e Guardiolës, pasi vendasit do të ishin të parët që do të shënonin me Larsen.

Në minutën e 33-të, City barazoi shifrat me Gvardiol, i cili po kalon një sezon mjaft të mirë. Në minutën e 95-të, mbrojtësi Stones shënoi golin e dytë dhe të fitores për “qytetarët” që dinë të fitojnë dhe në ditën e tyre jo më të mirë.

City për momentin mban kreun me 20 pikë, dy më shumë se Liverpooli, që ka një tjetër ndeshje për të rikuperuar.

SHKARKO APP