“Çoi 3 lojtarë në rrugën e gabuar”, faqja e Championsit reklamon super golin e Laçit

Qazim Laçi realizoi gol në Champions League me fanellën e Spartës së Pragës, në ndeshjen ndaj Salzburg.

Mesfushori i kombëtares, me një lëvizje mjaft të zgjuar nxori blof 3 kundërshtarë, duke e patur më pas një lojë fëmijësh për të shënuar.

Goli i lojtarit kuqezi është shpërndarë në rrjetet sociale të faqes zyrtare të UEFA Champions League, teksa ka marrë shumë pëlqime dhe komente.

Paraqitja e Laçit në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete u vlerësua me notën 8.00, duke qenë një nga më të mirët.

SHKARKO APP