Dëmtimi i Xhakës më i rëndë se sa mendohej, ja sa do qëndrojë jashtë fushave

Nuk ka aspak lajme të mira pas dëmtimit të Granit Xhakës. Pas ekzaminimeve më të detajuara është konfirmuar lëndimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenhamit.

29-vjeçari ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë. Për rrjedhojë parashikohet një ndalesë prej rreth 6-8 javës.

Në këtë mënyrë Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premier League, në Champions apo në eliminatoret e Botërorit të muajve tetor dhe nëntor me Zvicrën.

SHKARKO APP