Dortmundi shkatërron Freiburgun, Union Berlini i merr kreun Bayernit (VIDEO)

Dortmund ka arritur një fitore të thellë 5-1 ndaj Freiburg në duelin e vlefshëm për javën e 19-të. Pjesa e parë e sfidës ishte e ekuilibruar duke përfunduar në barazim 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Schlotterbeck në minutën e 26-të ndërsa miqtë barazuan në të 45-tën me anë të Holer.

Verdhezinjtë shpërthyen në pjesën e dytë të lojës duke shënuar katër herë të tjera. Adeyemi në të 48-tën, ndërsa më pas erdhën edhe golat e Haller, Brandt dhe Reyna. Dortmund ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të tretë ndërsa nga ana tjetër, Freiburg mbetet në vend të gjashtë me 34 pikë.

Union Berlin konfirmohet si surpriza e madhe në Bundesligë. Këtë herë kryeqytetasit mposhtën me shifrat 2-1 Mainz dhe pas javës së 19-të, marrin kreun e kampionatit me 39 pikë duke lënë pas të paktën për momentin Bayern Munich që ka një ndeshje më pak në kalendar.

SHKARKO APP