“Dramë” në Premier League, City shmang humbjen në sekondat e fundit ndaj Arsenalit

Manchester City dhe Arsenal dhurojnë spektakël, por ndeshja përfundon në mënyrë dramatike. Super dueli i kësaj fundjave përfundon në shifrat 2-2.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 9-të. Savinho shërbeu për Haaland, me sulmuesin norvegjez që nuk mund të gabonte nga ai pozicion. Londinezët nuk e kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe u futën në lojë në minutën e 22-të.

Në fundin e pjesës së parë, ekipi i Artetës përmbys llogaritë. Gjithçka nis nga ekzekutimi i një goditje këndi, me mbrojtësin brazilian Gabriel që shënon me kokë.

Në shtesën e pjesës së parë, Trosard tregohet naiv, duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë Gunners me një lojtar më pak. Në pjesën  e dytë, skuadra e Guardiolës u hodh e gjitha në sulm, në kërkim të golit të barazim.

Në kohën shtesë, Stons shmangi disfatën e vendasve, duke shtangur ekipin e Artetës. Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e katërt me 11 pikë, 2 më pak se City që komandon Premier League.

Manchester City [2] – 2 Arsenal – John Stones 90+8′
byu/OptimusCloyster insoccer

SHKARKO APP