E BUJSHME/ Juventus kërkon Ardjan Ismajlin, Giuntoli e vëzhgon sot në Pragë

Ardjan Ismajli po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Empolin, ku në ndeshjet e para ka qenë shpesh dhe në formacionin e javës në Seria A. Paraqitja e shkëlqyer kundër Juventusit, nuk ka kaluar pa u vënë re, p[asi klubi torinez e ka piketuar si zëvendësuesin perfekt të Bremer, i cili ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit.

Sipas TuttoSport, të përditshmes torineze, Juve kërkon një profil të besueshëm, një lojtar që është gati të përballojë pjesën e mbetur të sezonit, një lojtar që ofron garanci, sigurisht të mos ketë edhe shumë kosto. Emri i Ismajlit i plotëson të gjithë kushtet që kërkon Juventus. Gjithnjë sipas TuttoSport, Guintoli, drejtori sportiv i Juves, do të dërgojë disa emisar të tij këtë mbrëmje në Pragë për të ndjekur nga pranë Ismajlin në sfidën kundër Çekisë.

Në shkrim e saj, TuttoSport shton se Ismajli është një lojtar që mund të luajë edhe në krah, e ka bërë disa herë edhe tek Empoli. Bardhezinjtë po vëzhgojnë dhe emra si Kiwior apo Beukema, por qendërmbrojtësi shqiptar për momentin duket më i avantazhuar për të zëvendësuar Bremer.

SHKARKO APP