E KRYER/ Mungon vetëm firma, Amorim është trajneri i ri i Manchester United

Ruud van Nistelrooy do të qëndrojë deri më 11 nëntor si trajner i përkohshëm i Manchester United, pasi më pas do të vijë Ruben Amorim.

Trajneri portugez do të debutojë në stolin e “Djajve të Kuq” më 24 nëntor kundër Ipsëich Toën, teksa njoftimi zyrtar i këtij bashkëpunimi, i caktimit të pasuesit të Ten Hag, pritet së shpejti.

Bëhet fjalë për një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027, me Sporting që merr vlerën e plotë të klauzolës së lirimit të trajnerit në fjalë, me vlerë 10 milionë euro për Amorim. Sporting do të përfitojë 1 milionë euro shtesë për stafin teknik.

SHKARKO APP